DIGJET BANESA/ Është përfshirë nga flakët një shtëpi në Kolonjë; lëndohet i moshuari

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80 vjecar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup.

Raportohet jashtë rrezikut për jetën. Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.