Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Vlorë, lëshoi një deklaratë të fortë drejtuar grupeve kriminale.
Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndikuar në vota përmes frikësimit apo ndërhyrjes kriminale do të trajtohet me ashpërsinë më të madhe të ligjit. “Ju jap fjalën e nderit, ata që implikohen në vota do shpallen terroristë ndërkombëtarë dhe do përballen me pasoja të paimagjinueshme,” u shpreh Berisha. Ai theksoi gjithashtu se programi i “Shqipërisë Madhështore” synon përfshirjen e çdo qytetari në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Sali Berisha: Donad Tramp dekretoi shpallen grupe terroriste të karteleve të drogës, ndaj dhe u them bandave nga Shkodra në Vlorë, mos të guxojnë të frikësojnë qytetarët, se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni. Grupet kriminale do të vihen para ligjit. Banditët, nëse implikohen në vota, do cilësohet grup terrorist.









