ANALIZE/ STOP RICIKLIMIT, koha për zgjedhje me zgjidhje

Nga Eljan Kasa

Shqipëria ka kaluar përmes një periudhe të gjatë, të errët dhe të lodhshme të tranzicionit, ku politikanë të njëjtë, me të njëjtat premtime dhe të njëjtat gabime, e kanë marrë në dorë fatin e vendit. Ky “riciklim” i personazheve që kanë udhëhequr këtë vend për më shumë se 35 vjet, është bërë një rutinë e njohur, e cila vetëm ka shtuar pabarazitë dhe ka thelluar varfërinë.
Shumë herë, ata që kanë shkatërruar shpresat e popullit, kanë mbajtur pozita të rëndësishme në politikë, duke përdorur të njëjtat metoda dhe pothuajse gjithmonë kanë vendosur interesat personale mbi ato të kombit. Pavarësisht nga koha që ka kaluar, këto figura janë gjithnjë e më shumë të pranishme në skenën politike, duke krijuar një rreth vicioz ku asnjë risi, asnjë ide e re, nuk ka mundur të shfaqet. Ata që dikur e quajtën veten “liderë”, tani janë ngjitur si ngjitës të kaluarës dhe janë bërë pengesë për zhvillimin e vendit.

Po si mund të ndryshojmë?

Është koha që ky cikël i pafund të marrë fund. Me 11 maj, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të thonë mjaft. Ky është momenti i duhur për të larguar të njëjtat figura që na kanë lënë pa shpresë dhe kanë dëmtuar shtetin shqiptar për 35 vite. Ky është momenti për të hapur një kapitull të ri për Shqipërinë.

Çfarë arrimë nëse guxojmë?

Një qeverisje që të japë mundësi të reja duke mbështetur sipërmarrësit e rinj, të rinjtë e talentuar dhe ata që duan të kontribuojnë për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Duam një qeveri që të investojë në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë, jo për të pasuruar oligarkët, por për të siguruar mundësi për çdo qytetar.
Të kërkojmë drejtësi!
Do të duhet një sistem tërësisht i ri drejtësie,sistem që të ecë nën shembullin e SPAK-ut, që të sigurojë se ata që kanë shkelur ligjin, ata që kanë përdorur pozitën për përfitime personale, të japin llogari. Ne e duam Shqipërinë pa këto figura të kalbura, që mbajnë në duar fatet tona përmes manipulimit dhe dhunës institucionale duke bërë pazare të pista në kurrizin tonë.
Sëbashku mund ta ndryshojmë!
Me 11 maj, vota e secilit prej nesh mund të jetë një hap drejt një të ardhmeje më të ndritshme për Shqipërinë. Ky është momenti i duhur për të vënë fund riciklimit të të njëjtave figura dhe për të dhënë mundësi për ata që duan të shërbejnë dhe të kontribuojnë për një Shqipëri të pastër dhe të drejtë.

Ti themi Stop Status Quos së Dinosaurëve.
Koha për Ndryshim ka Ardhur!

Shqipëria duhet të kalojë sa më shpejt këtë fazë tranzicioni pa fund. Të njëjtët personazhe janë rikthyer herë pas here, si “dinosaura” të politikës, janë të njëjtët që kanë penguar zhvillimin e vendit dhe kanë bllokuar mundësitë për një të ardhme më të mirë.
Shqipëria ka nevojë për rinovim, për ide të freskëta, për energji të reja. Të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, kemi paguar koston e këtij cikli të pafund të politikanëve të njëjtë që sjellin të njëjtat rezultate të dështimit. Ata që dikur e quajtën veten “liderë”, tani janë ngjitur si ngjitës të kaluarës dhe janë bërë pengesë për zhvillimin e vendit duke bashkëpunuar me pazare të pista me këtë regjim.
Por mos harrojmë se një epokë e re është në prag!
Dita e 11 Majit është koha për të marrë në duar të ardhmen e Shqipërisë. Është momenti për t’i thënë STOP status quos dhe për të larguar dinosaurët e politikës që kanë mbajtur peng mundësitë tona për shumë vite. Me votën tonë, ne mund të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë, një kapitull që do të ndihmojë qytetarët, rininë, dhe çdo sipërmarrës që ka ëndërra për një Shqipëri më të pasur dhe të drejtë.

Të mos e lëmë të kaluarën të na pengojë.
Kemi nevojë për një Shqipëri që është e hapur për mundësi të reja. Të heqim dorë nga politikat e vjetra dhe të lëmë pas një herë e përgjithmonë dinosaurët e politikës që vazhdojnë të riciklojnë të njëjtat gabime. Ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë!
Shqipëria meriton më shumë.
Të punojmë së bashku për Shqipërinë që meritojmë!

voto4

zgjedhjemezgjidhje2025

KoalicioniEuroatlantik

votoeljankasa