VIDEO/ Cristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez shkëlqen me dopietë dhe kap kuotën e 933 golave

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë. 

Ylli portugez ishte vendimtar të shtunën mbrëma duke i realizuar dy gola në fitoren e Al-Nasrit me rezultatin 2-1 ndaj Al Rijadhin. 

Tashmë CR7 ka 933 gola në karrierë.  Faiz Selemani i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

Fillimisht 40-vjeçari Ronaldo i barazoi shifrat në minutën e 56-të.  Tetë minuta më pas, portugezi, e realizoi golin e fitores 2-1.  Al-Nassri ka 57 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Al-Rijadhi e zë vendin e nëntë me 34 pikë.