VOTA E DIASPORES/ Numërimi i i rreth 250 mijë shqiptarëve nga jashtë do të bëhet tek Parku Olimpik në Tiranë

Rreth 250 mijë shqiptarëve nga diaspora pritet që të numërohet tek Parku Olimpik në Tiranë.

Pikërisht, për këtë pritet që të mblidhet edhe  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të marrë një vendim. Kujtojmë se interesi i diasporës për të votuar në këto zgjedhje ka qenë tepër i lartë. Projektvendimi parashikon që vendi ku do numërohen votat e diasporës do të jetë Parku Olimpik i Tiranës.

Kjo hapësirë përmbush të gjitha kriteret dhe ndaj është parashikuar që të zhvillohen tre procese: administrimi i fletëve të votimit nga diaspora, ruajtja e fletëve të votimit nga diaspora dhe më pas do të nis edhe procesi i vlerësimit, numërimit që vijnë nga jashtë atdheut. Rreth 250 mijë shqiptarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.