Rreth 250 mijë shqiptarëve nga diaspora pritet që të numërohet tek Parku Olimpik në Tiranë.
Pikërisht, për këtë pritet që të mblidhet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të marrë një vendim. Kujtojmë se interesi i diasporës për të votuar në këto zgjedhje ka qenë tepër i lartë. Projektvendimi parashikon që vendi ku do numërohen votat e diasporës do të jetë Parku Olimpik i Tiranës.
Kjo hapësirë përmbush të gjitha kriteret dhe ndaj është parashikuar që të zhvillohen tre procese: administrimi i fletëve të votimit nga diaspora, ruajtja e fletëve të votimit nga diaspora dhe më pas do të nis edhe procesi i vlerësimit, numërimit që vijnë nga jashtë atdheut. Rreth 250 mijë shqiptarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.









