Incidente kanë shpërthyer sonte në Stamboll dhe Izmir midis demonstruesve dhe oficerëve të policisë gjatë demonstratave të organizuara nga opozita në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, raportuan korrespondentët e AFP-së dhe mediat turke. Në Stamboll, policia përdori plumba plastikë, sipas AFP.
Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia përdori ujë për të shpërndarë turmën, raportuan kanalet televizive lokale.
Përleshje mes policisë dhe protestuesve ndodhën edhe në Ankara, ku autoritetet u përpoqën të shtypnin turmën e zemëruar të protestuesve.









