TURQIA DREJT KAOSIT/ Demonstrata për kryebashkiakun Imamoglu në Stamboll dhe Izmir. Incidente mes protestuesve dhe policisë

Incidente kanë shpërthyer sonte në Stamboll dhe Izmir midis demonstruesve dhe oficerëve të policisë gjatë demonstratave të organizuara nga opozita në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, raportuan korrespondentët e AFP-së dhe mediat turke. Në Stamboll, policia përdori plumba plastikë, sipas AFP.

Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia përdori ujë për të shpërndarë turmën, raportuan kanalet televizive lokale.
Përleshje mes policisë dhe protestuesve ndodhën edhe në Ankara, ku autoritetet u përpoqën të shtypnin turmën e zemëruar të protestuesve.