QENDRIMI I SHBA/ Rama e quajti “të turpshme” ndalimin nga Haga të Hashim Thaçit për të varrosur babain. Grenell i shpërndan postimin

Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka ndarë të njëjtin qëndrim me  kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili e cilësoi si “të tuprshme”, ndalimin nga Gjykata Speciale e Hagës të Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait Haxhi Thaçi.

Grenell e shpërndau postimin e Edi Ramës për Gjykatën Speciale.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, ka shkruar Rama në “X”, të hënën.

Grenell vazhdimisht ka kritikuar mënyrën sesi Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë.