Një tjetër aleat i ASHM hedh akuza të forta e të rënda ndaj drejtuesve të koalicionit duke pretenduar se e kanë manipuluar në mirëbesim. I ftuar në emisionin të paekspozuarit kryetari i partisë së pensionistëve shqiptarë Selami Jenisheri tha se ka qënë dakort me koalicionin, por jo me listat e kandidatëve.
Prononcimi:
Jenisheri tha se më 11 Maj nuk do ketë zgjedhje, se janë të paligjshme, duke hedhur akuza të forta ndaj aleatit të tij Berisha dhe bashkpuntorëve të ngushtë duke ja quajtur veç një tufë servilësh.
Prononcimi:
Jenisheri ka marrë përsipër të flasë edhe në emër të gjithë aleatëve të tjerë duke e konsideruar Aleancën e Shqipërisë Madhështore një gënjeshtër që i drejtohet popullit shqiptar pasi ky koalicion nuk është mbledhur asnjëherë.
Prononcimi
Me distancimin e Jenisherit nga koalicioni me Berishën, ASHM merr një tjetër goditje dhe pëson rrudhje në numura e frymë, po të kemi parasysh atë çka tha dhe lideri i koalicionit, se këto parti së bashku përbëjnë 1/3 e elektoratit shqiptar.









