Që nga nisja e luftës me Rusinë, Ukraina është fokusuar në zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve. Në vazhdë të kësaj nisme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zbuluar se Kievi ka tashmë gati një raketë vendase që mund të arrijë deri në Moskë.
Zelensky njoftoi se Ukraina kishte testuar me sukses raketën e re të prodhimit vendas, Long Neptun, e cila ka një rreze veprimi prej 621 miljesh, ose rreth 1000 kilometra.
Teorikisht, arma mund të arrijë deri në Moskë dhe duke qenë se është prodhim vendas, Kievit nuk do t’i duhej të merrte leje nga aleatët për të sulmuar Moksën.
Vlen të theksohet se Neptuni i gjatë është një evolucion i versionit të mëparshëm të armës që fundosi anijen e Putinit të Flotës së Detit të Zi, Moskva, në 2022.









