Rrugëtimi drejt 11 majit!

Nga Florenca Meço
Sa më e fortë propaganda, aq më e ashpër lufta under ground. Qeveria ka filluar tashmë të verë në punë makinerinë e saj të rëndë, herë me kulaç e herë me kërbaç. Presion mbi individin e zakonshëm, blerje të individëve me ndikim në publik. Për të joshur këta të fundit, ajo po “korrigjon” gjithë paudhësitë e adminsitratës së saj. Gjithë bizneseve që patroazhistët e tij i kanë klasifikur si opozitarë po jepet tashmë mbrapsht e një e drejtë e mohuar prej vitesh, rimbursimi i TVSH së palëvruar.
Nga ana e saj PD zyrtare përgjigjet duke ngritur në qiell virtutet njerëzore, adhurimin për liri. Për fat të keq janë po ata që bënë të kundërtën kur ishin në pushtet. Kali i betejës së tyre është i drobitur. Një qeveri qe ble, një PD që ka skaduar. Vija e tretë, realiste si gërshetim ndërmjet vlerave qytetare dhe interesit pragmatist për një jetë materialisht më të mirë, duket e artikuluar gjithmonë e më qartë nga kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.
Ai nuk tenton të joshë, por të bindë. Ai nuk bën demagogji, por ofron zgjidhje. Ai nuk mbështetet mbi dhunën agresive, por mbi qetësinë e një politike me fytyre qytetare. Koha do ta tregojë destinacionin e këtij rrugëtimi. Koha punon për të. Mbi të gjitha qytetarët e strapacuar nga tranzicioni pambarim e kanë në dorë që kjo kohë të jetë sa më afër.