PARALAJMERIMI I FORTE/ “Mund të mos jem në listat e deputetëve”- Rama: Do ishte hyrje në hak ndaj të tjerë! Vendimin ende nuk e kam marrë, por…

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me socialistët është ndalur te listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.

Duke theksuar se procesi nuk është përmbyllur ende dhe deri më tani nuk ka një listë zyrtare me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti theksoi se gratë dhe vajzat do të kenë përparësi.

Ai bëri me dije se pjesë e listës së mbyllur do të jenë drejtuesit politik të qarqeve si dhe të rinjtë të cilën dëshirojnë të kenë një ulëse në Kuvend. Ndërsa, sa i përket kandidatëve burra të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë marrë qoftë dhe një mandat do të jenë pjesë e listave të hapura për të “luftuar në fushë betejë” për vota për Partinë Socialiste.

Ndërkohë,  kryesocialisti theksoi se deri më tani nuk e ka marrë vendimin për veten e tij, por mund të mos jetë fare pjesë e listave duke qenë i bindur se zgjedhjet e 11 Majit do të fitohen nga Partia Socialiste dhe ai do të jetë sërish Kryeministri dhe deputeti i të gjithëve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ndërsa sa për veten time vendimin nuk e kam akoma se mund të mos jem fare në listë, përderisa jam deputeti i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt”, tha Rama ndër të tjera.

Tani nuk kemi akoma përmbyllur të gjithë procesin i cili do të përmbyllet në Kryesinë e PS, por ajo që dua të ndaj me ju është e para cilido dhe cilado prej jush që nuk do pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi themelor i  listës së re do të jetë asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë dhe një mandat nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur. 

Është e drejta e kujtdo që nuk, për  arsye të ndryshme, që nuk do të jetë në listën e hapur, por duhet të na i thotë më parë se pastaj mos thotë jo unë nuk shkoj. Sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS të parët. Patjetër që në listën e hapur do të ketë plot të rinj dhe të reja. E dyta diskutimi ka qenë unë e kam shprehur dhe e kam thënë që drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur, problemi që ka argumenti im  është se kjo do çorodiste gjithë procesin se nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës, të ndeshjes nga ana jon. 

Pasi drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi vetë vetiu dhe do të çorientohej e gjithë skuadra. Ndërkohë që skuadrat duhet të kenë drejtim politik dhe drejtuesit politik duhet të sigurohen që të gjithë deptutet që do të jenë në garë të kenë një hapësirë sa më të barabartë dhe asnjë drejtues politik nuk besoj se futet në preferenca se për këtë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme. 

Dhe natyrisht e njëjta gjë vlen në rastin tim, as e kam pasur dhe as e kam shumë idenë se pse unë duhet të jem në atë Parlament dhe nga ana tjetër do të ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Prandaj kush është në listën e hapur duhet të ketë një garë të barabartë. Ndërsa sa për veten time vendimin nuk e kam akoma se mund të mos jem fare në listë, përderisa jam deputeti i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt.

Kujtojmë se ky takim me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste erdhi vetëm një ditë pas takimeve që kryeministri Rama zhvilloi me drejtuesit politik të qarqeve të cilët i dorëzuan listat me emrat e kandidatëve potencialë për zgjedhjet e 11 Majit.