Radio Evropa e Lirë, media e themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, në një shkrim me titullin “Kosova pa asnjë kontratë lobimi në SHBA”, ka cituar Lulzim Bashën, kreun e PD-Demokratët Euroatlantikë, si politikanin e vetëm shqiptar me një kontrat lobimi “pro bono”, falas, të depozituar në institucionet amerikane, e cila u sigula nga Basha gjatë vizitës së tij në Uashington, ku ndër synimet kryesore të të cilës është mbrojtja e SPAK.
Bëhet fjalë për kontratën e sigluar me Sonoran Policy Group LLC, dokumenti është regjistruar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA).
Në këtë kontratë, Lulzim Basha ka firmosur nën statusin “individ” dhe jo si përfaqësues i një partie politike apo qeverie të huaj. Objektivat e kësaj marrëveshje parashikojnë “Rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj për të siguruar sundimin e ligjit, një demokraci funksionale, dhe mbrojtjen e lirive themelore, vëmendje e veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe të organizuar krimi si dhe përmirësimi i konkurrencës dhe klimë së biznesit për të tërhequr investime nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri”.









