ASHM/ Ilir Meta do të kandidojë në qarkun e Fierit, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho në Tiranë! Vazhdojnë negociatat me aleatët e tjerë

“ALEANCA PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE” është duke mbyllur negociatat me Partinë e Lirisë lidhur me qarqet, ku Ilir Meta do të ketë deputetët e sigurt.

Burime për mediat bëjnë me dije se ndryshe nga sa u tha më herët se presidenti i Partisë së Lirisë, do të garonte në qarkun e Tiranës , ai do të shkojë në Fier.

Meta do të kandidojë për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit, ndërkohë  Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan.

Sa i përket Tedi Blushit dhe Erisa Xhixhos, Meta ka kërkuar që të garojnë në qarkun e Tiranës.

Aleatët e tjerë Vangjel Dule, Fatmir Mediu e Shpëtim Idrizi nuk dihet ende se ku do të kandidojnë, ndërsa përfaqësuesi i Agron Dukës do të jetë në Durrës.

Ashtu si dhe Berisha e bëri me dije më herët aleatët e tij, të cilët janë pjesë e koalicionit “Shqipëria Madhështore” do të kenë 8 vende të sigurta.