KONFIRMIMI I TRUMP/ Presidenti i SHBA: Të martën hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se të martën do të hyjnë në fuqi tarifat prej 25 për qind ndaj importeve të Kanadasë dhe Meksikës, raporton “BBC”.

Kreu i Shtepise se Bardhe kishte marrë vendimin për t’i vendosur tarifat ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, duke permenduar  si arsye rrjedhjen e drogave dhe po ashtu migracionin.

“Tarifat, që i dini, janë gati. Do të hyjnë në fuqi nesër. Ajo që duhet të bëjnë ata është të ndërtojnë fabrikat e tyre të veturave dhe gjërat tjera në SHBA, e në këtë rast s’do të ketë tarifa”, tha Trump të hënën në konferencë për media.

Një tarifa shtesë prej 10 për qind ndaj importeve kineze po ashtu pritet të zbatohet.