Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se të martën do të hyjnë në fuqi tarifat prej 25 për qind ndaj importeve të Kanadasë dhe Meksikës, raporton “BBC”.
Kreu i Shtepise se Bardhe kishte marrë vendimin për t’i vendosur tarifat ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, duke permenduar si arsye rrjedhjen e drogave dhe po ashtu migracionin.
“Tarifat, që i dini, janë gati. Do të hyjnë në fuqi nesër. Ajo që duhet të bëjnë ata është të ndërtojnë fabrikat e tyre të veturave dhe gjërat tjera në SHBA, e në këtë rast s’do të ketë tarifa”, tha Trump të hënën në konferencë për media.
Një tarifa shtesë prej 10 për qind ndaj importeve kineze po ashtu pritet të zbatohet.









