KOALICIONI EUROATLANTIK/ Drejtuesi HASA: Regjistrimi i subjektit politik do të zgjidhet në përputhje me ligjin, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ish-deputeti Endri Hasa, njëkohësisht kryetari i Koalicionit Euroatlantik shprehet i bindur se forca politike që përfaqëson kandidatët Euroatlantikë do regjistrohet në përmbushje të afateve të përcaktuara nga KQZ dhe do jetë alterativa e më e mirë përballë koalicionit anti-SPAK

Postimi:

Për të shmangur keqinformimin dhe spekulimet e disa portaleve, ju informoj se çështja proceduriale që çoi në shtyrjen e afatit të regjistrimit të Koalicionit Euroatlantik, do të zgjidhet në përputhje me ligjin, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ-ja.
Koalicioni Euroatlantik do të jetë në zgjedhje, si alternativa më e mirë përballë koalicionit anti-SPAK, që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka larguar rininë nga vendi.
Shqipëria meriton më shumë🇦🇱