EDITORIAL/ Dodik në Bosnjë dhe Georgescu në Rumani, si parathënie e shëmbjes së propagandës së Berishës mbi fatin e tij personal!

Nga Gentian Gaba

Sali Berisha e përdori fort një mesazh të Zv/Presidentit JD Vance, në konferencen e sigurisë në Mynihut. Në mesazhin e tij ndër të tjera, ai mbrojti dhe një kandidat për president në Rumani, i cili u akuzua se fitoi zgjedhjet falë ndërhyrjes ruse, për të goditur fillimisht Gjermaninë, duke mbrojtur AFD-në, e më pas edhe Britaninë dhe Suedinë.

“Tani kemi arritur në një pikë ku situata është përkeqësuar aq shumë, saqë këtë dhjetor, Rumania anuloi drejtpërdrejt rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, bazuar në dyshime të pabazuar të një agjencie inteligjence dhe nën presion të madh nga fqinjët e saj kontinentalë.
Nga sa kuptoj unë, argumenti ishte se dezinformimi rus kishte ndikuar në zgjedhjet rumune, por do t’u kërkoja miqve të mi evropianë të kenë pak perspektivë.
Mund të besoni se është e gabuar që Rusia të blejë reklama në rrjetet sociale për të ndikuar në zgjedhjet tuaja. Edhe ne mendojmë kështu. Mund ta dënonit madje edhe në skenën botërore.
Por, nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet nga disa qindra mijëra dollarë reklama dixhitale nga një vend i huaj, atëherë ajo nuk ka qenë kurrë e fortë në radhë të parë”, tha Vance.

Pak orë pas kësaj deklarate, me shumë fantazi, Bërisha e shiti atë si mbështetje për atë vetë dhe PD-në.

Por sot Rumania njoftoj se Călin Georgescu, kandidati pro-rus në zgjedhjet presidenciale, rezultatet e të cilave u anuluan për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse, është arrestuar.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Rumanisë, ekziston një lidhje e qartë midis financimit të fushatës zgjedhore të Georgescu-t dhe Rusisë.


Një rrjet i gjerë llogarish të rreme, përmbyti TikTok-un me mesazhe në mbështetje të Călin Georgescu-t gjatë fushatës presidenciale. Autoritetet rumune besojnë se ky rrjet propagandistik është koordinuar nga Federata Ruse.

Më herët, forcat e rendit gjetën 10 milionë dollarë në cash dhe bileta avioni për në Moskë, në një kasafortë të fshehtë në shtëpinë e truprojës së Georgescu-t.

Ky është një mesazh i fortë për Berishën dhe për ortakun e tij Rama, se subjektet e drejtësisë nuk i mbron dot askush.