“BLASFEMON” EDI RAMA/ Amerika nuk është më, ka ndryshuar rrugë”, Kryeministri: SPAK u krijua nga PS

Kryeministri Edi Rama, në një dalje të drejtpërdrejtë për mediat, ka folur mbi luftën kundër korrupsionit dhe rolin e SPAK në sistemin e drejtësisë.

Ai theksoi se ky institucion është krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste dhe se, ndryshe nga e kaluara, tashmë nuk ka më ndërhyrje nga SHBA.

Rama u shpreh se SPAK duhet të vijojë punën e tij me pavarësi dhe të sigurojë një drejtësi të drejtë, duke respektuar kulturën europiane të bashkëjetesës.

Pjesa e fundit është lufta antikorrupsion, ky është vullnet i PS. Jemi para një fakti të thjeshtë. SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS. SPAK e solli Amerika e mban Amerikan, Amerika do i fusi këta në burg. Sa për dijeni, Amerika nuk është më. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës për SPAK apo për drejtësinë.