ÇMIMET E LARTA/ Konsumatorët e supermarketeve në Ballkan drejt bojkotit

Konsumatorët në Ballkan janë të pakënaqur nga situata me çmimet për produktet bazë. Rritja e çmimeve në supermarketet në rajon shtrydh buxhetet e tyre për nevojat e përditshme. 

Një seri bojkotesh të produketeve me pakicë është përhapur në rajonin e Ballkanit në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Serbi.

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

Në javët e kaluara, vendet kanë qenë dëshmitare të një numri të konsiderueshëm bojkotesh të supermarketeve, pasi qytetarët shprehin zhgënjimin e tyre për çmimet e përshkallëzuara, një zhgënjim të ndarë nga blerësit në shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe disa prej atyre që duan t’i bashkohen bllokut.

Problemi është i dyfishtë; nga njëra anë çmimet e larta e bëjnë të vështirë për shumë konsumatorë të sigurojnë produketet bazë, nga ana tjetër prodhuesit vendas thonë se nuk mund të konkurrojnë me zinxhirët e mëdhenj për shkak të importeve më të lira dhe çmimeve që u paguhen që nuk mbulojnë kostot e prodhimit.

Ekonomistët e shpjegojnë valën e re të rritjes së çmimeve në me rritjen e fortë të konsumit personal dhe kërkesës totale të brendshme dhe nga ana tjetër me rritjen e kufizuar në anën e ofertës. Një pjesë e madhe e anës së kërkesës gjenerohet nga shteti për shkak të fluksit të madh të fondeve evropiane, fondeve të kohezionit dhe fondeve për rimëkëmbjen nga pandemia.