RIKTHEHET NE TV KLAN/ Luana Vjollca vjen me surpriza me show-n e saj “Zemër Luana”

Së shpejti në TV Klan nis mega-show “Zemër Luana”, një spektakël televiziv që ka treguar se i ka rezistuar kohës edhe pas rreth një viti nga mbyllja e sezonit të parë që theu rekorde audience me 27 milionë klikime për 16 javë.

Rikthehet “Zemër Luana” në TV Klan/Luana Vjollca vjen me

Me skenar të Luana Vjollcës, show “Zemër Luana” vjen me lojëra, muzikë, të ftuar surprizë, duke premtuar të qeshura dhe emocione edhe në këtë sezon të ri.

Rikthehet “Zemër Luana” në TV Klan/Luana Vjollca vjen me

Priten rrëfime emocionuese nga personazhet, mesazhe të forta që nuk duhen humbur. Luana Vjollca në bashkëpunim me ekipin e TV Klan pritet të sjellin një spektakël ndryshe që do të mbajë të mbërthyer para ekraneve publikun çdo fundjavë si në sezonin e kaluar.