\Bayern Munich ka marrë një lajm shqetësues nga Kupa e Botës. Mesfushori Ismael Saibari u detyrua të largohej nga fusha para përfundimit të ndeshjes mes Marokut dhe Kanadasë, pasi pësoi një dëmtim muskulor.
25-vjeçari ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së djathtë pas një sprinti dhe u shtri menjëherë në fushë, duke sinjalizuar se nuk mund ta vazhdonte takimin. Stafi teknik i Marokut vendosi ta zëvendësonte menjëherë për të shmangur përkeqësimin e dëmtimit.
Pas ndeshjes, trajneri i Marokut konfirmoi se futbollisti kishte ndjerë dhimbje në kofshë, duke theksuar se nuk dëshironin të merrnin asnjë rrezik në një sfidë kaq të rëndësishme.
“Ai kishte pak dhimbje në kofshë. Është e rëndësishme të kemi në fushë lojtarë që janë 100 për qind të gatshëm në ndeshje të tilla“, deklaroi trajneri.
Shkalla e dëmtimit ende nuk është përcaktuar, ndërsa Saibari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar kohën e rikuperimit. Për momentin, pjesëmarrja e tij në ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës mbetet në pikëpyetje, ndërsa edhe Bajern Mynih pret me shqetësim rezultatet e kontrolleve mjekësore.









