Rutte: Reagimi britanik ndaj avionit rus dëshmon se NATO do të mbrojë çdo aleat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka vlerësuar reagimin e forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ndaj një avioni ushtarak rus që iu afrua një aeroplanmbajtëseje britanike në Atlantikun e Veriut, duke theksuar se ky veprim tregon se Aleanca është e gatshme të mbrojë anëtarët e saj.

Komentet e tij erdhën pasi gazetarja e Sky News, Deborah Haynes, e pyeti për incidentin e ndodhur javën e kaluar, kur një avion rus vendosi gjurmues sonarësh pranë anijes luftarake britanike, përpara se të interceptohej nga forcat britanike.

Rutte përgëzoi ushtrinë britanike për mënyrën se si reagoi ndaj situatës, duke e cilësuar sjelljen e avionit rus si të papërgjegjshme dhe joprofesionale.

Sipas tij, afrimi i avionit rus kaq pranë një anijeje ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar ishte një veprim i pamatur, ndërsa theksoi se reagimi i forcave britanike ishte i duhuri dhe dëshmon se NATO është e vendosur të mbrojë aleatët e saj përballë çdo provokimi.

Rutte shtoi gjithashtu se Ukraina po arrin të ndryshojë dinamikën në fushën e betejës, por theksoi se ka ende nevojë për mbështetje të mëtejshme, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.