Drejtori i Syri TV, Peka kritika Flamur Nokës – Akuza për “zbutje” ndaj SPAK dhe përçarje në PD

Gazetari Çim Peka ka hedhur akuza ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke pretenduar se brenda opozitës ka pakënaqësi për qëndrimet e tij të fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Peka, përmes një reagimi publik, pretendoi se Noka ka reduktuar sulmet ndaj SPAK për shkak të një çështjeje të hapur në Prokurori. Sipas tij, deputeti demokrat, “i mbetur pa zgjidhje”, ka zhvendosur fokusin drejt çështjeve të politikës rajonale, duke ndjekur sipas tij një linjë të ngjashme me atë të Tritan Shehut.

Gazetari kritikoi gjithashtu disa deputetë të tjerë të PD-së, duke u shprehur se nuk kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kreut të SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Mbikëqyrjen Institucionale.

Reagimi i Pekës vjen në një moment kur në Partinë Demokratike po zhvillohen diskutime për drejtimin e strukturave të saj, ndërsa Sali Berisha pritet të vendosë për konfirmimin ose jo të Flamur Nokës në postin e sekretarit të Përgjithshëm.

Në reagimin e tij, Peka kritikoi edhe mënyrën se si opozita po përballet me institucionet e drejtësisë, duke pretenduar se një pjesë e deputetëve nuk po përfaqësojnë pritshmëritë e mbështetësve të partisë.

Akuzat e tij kanë hapur një tjetër debat brenda kampit opozitar, në një periudhë kur PD ndodhet përballë riorganizimit të brendshëm dhe përpjekjeve për të përcaktuar strategjinë politike në vijim.

Cfare trishtimi e injorance politike!

Deputetet e opozites parlamentare e pyesin drejtuesin e SPAK: A po hetoni agjensite imobiliare?

Nderkohe Rama, Linda, Olsi, Balla pa asnje hetim.  Edhe keta mikrofon mbajtesit e “Shqiperia e re” ne shesh te kenaqur me SPAK , qe nuk heton Ramen, Linden, Olsin, Ballen etj.

Edhe Ervin Demo do e kishte pyetur me shume drejtuesin e SPAK sot.

Si perfundim, populli ne sheshe eshte shume me i kthjellet politikisht se deputetet e opozites ne kuvend dhe mikrofon mbajtesit e Flamingove!

Ps: Te pakten Muli eshte perqendruar tek gjeopolitika rajonale. Ne pamundesi te behet si doktor Berisha, po behet si doktor Tritani. Flet per rajonin!” shkruan Çim Peka.