Cristiano Ronaldo ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit pas një veprimi në rrjetet sociale, i cili është interpretuar si mbështetje ndaj pretendimeve se FIFA favorizoi Argjentinën në rrugëtimin drejt finales së Kupës së Botës 2026.
Sipas raportimeve, llogaria e yllit portugez ka pëlqyer një postim që pretendonte se organizmi më i lartë i futbollit botëror kishte ndikuar në ecurinë e Argjentinës gjatë turneut.
Ky veprim ka rikthyer debatet rreth vendimeve të diskutueshme të arbitrave dhe episodeve të kontestuara gjatë ndeshjeve të skuadrës së Lionel Messit, me disa tifozë që kanë ngritur dyshime për favorizim.
Megjithatë, Ronaldo nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike ku të akuzojë drejtpërdrejt FIFA-n apo të pretendojë se Argjentina u ndihmua për të arritur në finale. Reagimi i tij në rrjetet sociale ka qenë i mjaftueshëm për të nxitur diskutime të mëdha mes tifozëve dhe mediave sportive.
Argjentina vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa çdo debat rreth Botërorit 2026 pritet të vazhdojë të shkaktojë reagime të forta në opinionin sportiv.









