Finalja e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të sjellë një statistikë të veçantë. Plot 9 futbollistë të Atletico Madridit do të jenë pjesë e dy skuadrave finaliste, duke e bërë klubin madrilen ekipin me përfaqësimin më të madh në finalen e Kupës së Botës për të tretin edicion radhazi.
Një fakt interesant, pasi shumë prisnin që këtë rekord ta mbante Barcelona. Klubi katalanas ka 8 lojtarë të grumbulluar me kombëtaren e Spanjës në këtë Botëror, por mbetet pas Atletico Madridit për sa i përket numrit të finalistëve.
Atletico kishte qenë klubi më i përfaqësuar edhe në dy finalet e mëparshme të Botërorit, me nga katër lojtarë në secilin edicion.
Botërori 2018 (4 lojtarë)
- Sime Vrsaljko
- Antoine Griezmann
- Lucas Hernández
- Thomas Lemar
Botërori 2022 (4 lojtarë)
- Antoine Griezmann
- Rodrigo De Paul
- Nahuel Molina
- Ángel Correa
Botërori 2026 (9 lojtarë)
- Marcos Llorente
- Marc Pubill
- Álex Baena
- Alejandro Grimaldo
- Juan Musso
- Giuliano Simeone
- Nahuel Molina
- Julián Álvarez
- Thiago Almada
Kështu, Atletico Madrid konfirmon edhe një herë rolin e tij si një nga klubet që furnizon më shumë finalistë në skenën më të madhe të futbollit botëror.









