Në një kohë kur raportet e tij me familjen Beckham vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike, Brooklyn Beckham ka zgjedhur të fokusohet te dashuria për bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, duke i kushtuar një mesazh të ndjerë në përvjetorin e fejesës së tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brooklyn kujtoi momentin kur, gjashtë vite më parë, i kërkoi Nicola-s të martohej me të. Ai e cilësoi atë si “shoqen më të mirë”, “gruan e tij të bukur” dhe “gjithë zemrën e tij”, duke theksuar se çdo ditë pranë saj është aventura më e bukur e jetës së tij.
Në mesazhin romantik, Beckham u shpreh se Nicola e bën jetën më të ndritshme, më të gëzueshme dhe më magjike, ndërsa shtoi se mezi pret të vazhdojnë të ndërtojnë së bashku të ardhmen e tyre.
Nga ana tjetër, edhe Nicola Peltz iu përgjigj me një dedikim plot dashuri, duke e përshkruar Brooklyn si “shokun e saj më të mirë” dhe “dashurinë e përjetshme”, ndërsa tha se ndihet me fat që ndan jetën me të.
Çifti u martua në prill të vitit 2022 në Palm Beach, në një ceremoni luksoze që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Këto deklarata publike vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij, përfshirë David Beckham dhe Victoria Beckham, vazhdojnë të komentohen gjerësisht në mediat rozë, pas raportimeve për tensione dhe mosmarrëveshje familjare.









