Masakër me armë në Gjermani! Pesë të vdekur nga të shtënat në veri të vendit, arrestohet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Gjermanisë, ku pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e Stade, ndërsa autoritetet kanë vënë në pranga një person të dyshuar si autor të masakrës.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ndodhi në zonën e rrugës Dankersstraße, ku menjëherë pas marrjes së njoftimit u angazhuan forca të shumta të rendit dhe shërbimeve të emergjencës. Për shkak të situatës, autoritetet ndërmorën një operacion të gjerë policor dhe u bënë thirrje banorëve të shmangnin zonën deri në përfundimin e veprimeve hetimore.

Policia konfirmoi se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave, ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e krimit. Deri më tani nuk janë bërë publike identitetet e viktimave apo të personit të arrestuar.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i panjohur. Hetuesit po mbledhin prova në vendngjarje dhe po marrin në pyetje dëshmitarët për të sqaruar dinamikën e plotë të incidentit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik gjerman, ndërsa priten njoftime të tjera zyrtare nga policia dhe prokuroria sapo hetimet të avancojnë.