“I ka bërë autogol karrierës” – Luiz Ejlli reagon menjëherë në rrjetet sociale ndaj kritikave të Meritonit

Një deklaratë e bërë nga Meriton Mjekiqi ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje raportin e tij me këngëtarin Luiz Ejlli.

Gjatë një interviste në emisionin e drejtuar nga Marina Vjollca, Meritoni u shpreh pa rezerva për figurat e njohura të showbizit, ndërsa kur u pyet për Luiz Ejllin, ai deklaroi se është personazhi që, sipas tij, “i ka bërë autogol karrierës”.

Deklarata nuk ka kaluar pa reagim. Sipas vëzhgimeve të bëra nga Prive By Liberta Spahiu, menjëherë pas transmetimit të intervistës është konstatuar një ndryshim në raportin mes dy personazheve në rrjetet sociale.

Luiz Ejlli duket se e ka hequr Meriton Mjekiqin nga lista e personave që ndjek në Instagram, ndërsa ka dyshime se mund ta ketë bllokuar atë edhe në platformë, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Lëvizja e këngëtarit është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj deklaratës së Meritonit, duke shtuar spekulimet për një krisje të mundshme mes dy figurave të njohura të ekranit.