VIDEO-GOLA/ 5 gola në ‘Old Trafford’ – Triumfon Manchester United ndaj Liverpool duke u afruar me një hap larg Championsit!”

Spektakël i vërtetë në “Old Trafford”, ku Manchester United doli fitues në përballjen e zjarrtë ndaj Liverpool, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në javën e 35-të të Premier League.

“Djajtë e Kuq”, të drejtuar nga Michael Carrick, e nisën vrullshëm sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Matheus Cunha. Epërsia u dyfishua shpejt, teksa Benjamin Šeško realizoi në minutën e 14-të, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë reagimi i “The Reds” ishte i menjëhershëm. Dominik Szoboszlai ngushtoi shifrat në minutën e 47-të, ndërsa Cody Gakpo barazoi në të 56-ën, duke rikthyer gjithçka në ekuilibër.

Megjithatë, fjala e fundit i takoi vendasve: Kobbie Mainoo shënoi golin vendimtar në minutën e 77-të, duke i dhënë një fitore të artë ekipit të tij.

Me këtë sukses, Manchester United ngjitet në vendin e tretë me 64 pikë dhe është shumë pranë sigurimit të një bilete për në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, Liverpool mbetet në vendin e katërt me 58 pikë, duke komplikuar objektivat për fundin e sezonit.

GOLAT: (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)