Tronditëse në Greqi/ 30-vjeçari vret babanë dhe pranom krimin para policisë

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur Greqi, ku një 30-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë babanë e tij 67-vjeçar në zonën e Triadit, pranë Selanik.

Sipas mediave greke, viktima u gjet i pajetë brenda banesës së tij pasditen e së dielës, pak para orës 16:00, ndërsa në vendngjarje ndodhej edhe djali i tij, i cili mësohet se ka pranuar para efektivëve se ishte autori i krimit.

Burimet paraprake bëjnë me dije se 30-vjeçari u ka deklaruar hetuesve se e vrau të atin pas një konflikti mes tyre gjatë mbrëmjes, megjithatë nuk ka dhënë detaje të plota mbi motivin apo rrethanat e ngjarjes.

Deri tani autoritetet nuk kanë sqaruar mënyrën se si është kryer vrasja, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të krimit.

Menjëherë pas ngjarjes, policia rrethoi zonën dhe nisi këqyrjen e banesës, ndërsa në vendngjarje pritet edhe eksperti mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 67-vjeçarit.