Sot në shumë vende të botës shënohet Dita Botërore e Gomarit, një ditë kushtuar vlerësimit të një prej kafshëve më të rëndësishme në historinë e bashkëjetesës me njeriun.
Kjo ditë u promovua për herë të parë në vitin 2018 nga studiuesi dhe aktivisti Raziq Ark, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin historik të gomarit dhe kushtet në të cilat ai përdoret në shumë vende të botës.
Gomari ka shoqëruar njeriun prej mijëra vitesh, duke ndihmuar në transportin e mallrave dhe në punët bujqësore, ndërsa historianët besojnë se është zbutur rreth 6 mijë vjet më parë.
Megjithëse shpesh është paraqitur në folklor si simbol i kokëfortësisë, studiuesit theksojnë se gomari është një kafshë e zgjuar dhe e kujdesshme, me një instinkt të fortë mbijetese.
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve e përdorin këtë ditë për të kërkuar më shumë kujdes dhe trajtim më të mirë për gomerët, të cilët në shumë rajone ende përdoren për punë të rënda në bujqësi dhe transport.









