Arne Slot i ka dhënë lamtumirën tifozëve të Liverpool. Sipas raportimeve të publikuara nga gazetari Fabrizio Romano, tekniku holandez ka falënderuar klubin dhe mbështetësit për periudhën e kaluar, duke e cilësuar si një përvojë të jashtëzakonshme.
“Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme me Liverpoolin. Jam shumë mirënjohës që arritëm të fitonim kampionatin sezonin e kaluar”, mësohet të ketë deklaruar Slot në mesazhin e tij të lamtumirës.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit anglez po lëvizin për të gjetur pasuesin e tij dhe emri që po fiton gjithnjë e më shumë terren është ai i Andoni Iraola. Spanjolli ka bërë paraqitje mjaft pozitive në krye të AFC Bournemouth dhe konsiderohet si kandidati kryesor për stolin e Liverpoolit.
Kjo zhvillim mund të ndikojë edhe te AC Milan. Klubi kuqezi e kishte Iraolën ndër objektivat kryesorë për pankinën, por me interesimin e fortë të Liverpoolit, drejtuesit milanezë pritet të orientohen drejt alternativave të tjera për trajnerin e ri.









