SHBA ka ndryshuar procedurat për aplikimet e “Green Card”, duke detyruar shumë emigrantë që kërkojnë qëndrim të përhershëm të rikthehen në vendet e origjinës për të përfunduar procesin.
Sipas njoftimit të USCIS, aplikantët që ndodhen përkohësisht në SHBA nuk do të mund të kryejnë më rregullimin e statusit brenda territorit amerikan në shumicën e rasteve, por do të duhet të aplikojnë përmes konsullatave amerikane jashtë vendit.
Autoritetet amerikane argumentojnë se politika e re synon të mbyllë “boshllëqet ligjore” dhe të rikthejë funksionimin e sistemit sipas ligjit të emigracionit.
Vendimi konsiderohet një tjetër masë e ashpër e administratës së Donald Trump ndaj emigracionit, ndërsa organizatat për të drejtat e emigrantëve paralajmërojnë se ndryshimi mund të ndajë familje dhe të krijojë pasiguri për mijëra aplikantë që presin kartën e gjelbër.









