Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Romë të enjten dhe të premten e ardhshme, në një moment të ndjeshëm diplomatik mes Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Selisë së Shenjtë dhe qeverisë italiane.
Kjo është vizita e tretë e Rubios në Itali, pas takimeve të mëparshme në Villa Madama dhe pjesëmarrjes në aktivitete ndërkombëtare, duke konfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në axhendën e tij janë parashikuar disa takime kyçe. Ai do të takohet fillimisht me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, në një kohë kur marrëdhëniet mes administratës amerikane dhe Vatikanit janë përfshirë nga tensione, edhe për shkak të deklaratave të Donald Trump ndaj Papës Papa Leo XIV.
Të nesërmen, Rubio pritet të zhvillojë takime me Ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto.
Një takim i mundshëm me Kryeministren Giorgia Meloni mbetet ende i pakonfirmuar, megjithëse vetë Rubio është shprehur qartë: “Dua ta takoj”.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Rubio do të pritet nga Papa, në sfondin e përplasjeve të fundit mes Vatikanit dhe presidentit Trump, çka i jep kësaj vizite një peshë të veçantë politike dhe diplomatike.









