Mes vuajtesh Arsenal mund West Ham – “Topçinjtë” afrohen gjithnjë e më shumë tek titulli

Arsenali ka marrë një fitore tepër të rëndësishme, por të arritur me shumë vështirësi, ndaj Uest Hemit në ndeshjen e javës së 39-të të kampionatit. “Topçinjtë” triumfuan minimalisht 0–1 në një përballje ku tensioni dhe emocionet u mbajtën deri në sekondat e fundit, duke ruajtur vendin e parë në renditje me vetëm dy javë nga fundi i sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta tentoi të kontrollonte lojën që në fillim, duke mbajtur posedimin dhe duke kërkuar hapësira në mbrojtjen kundërshtare. Megjithatë, pavarësisht dominimit territorial, Arsenali hasi vështirësi në finalizim dhe nuk arriti të gjejë golin për pjesën më të madhe të takimit.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 83-të, kur Leandro Trosard realizoi golin e fitores, duke çuar në festë stolin dhe tifozët e Arsenalit.

Fundin e ndeshjes e shoqëroi një moment dramatik, kur Uest Hemi arriti të shënonte golin e barazimit me lojtarin Uillson. Megjithatë, pas një rishikimi të gjatë nga sistemi VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje, duke vulosur fitoren e Arsenalit dhe duke shkaktuar lehtësim të madh te skuadra londineze.

Me këtë sukses, Arsenali mbetet në krye të garës për titull, ndërsa çdo ndeshje e mbetur pritet të jetë vendimtare në sprintin final të sezonit.