Trajneri Pep Guardiola ka bërë një koment të pazakontë për përballjen mes PSG-Bayern, duke e cilësuar ndeshjen si “të tmerrshme”.
Sipas tij, sfida e konsideruar nga shumë si një nga më të rëndësishmet në futbollin europian, nuk ka përmbushur pritshmëritë e tij.
“Pashë PSG-në kundër Bayern dhe mendova: çfarë ndeshjeje e tmerrshme. Trajnerët nuk më duken veçanërisht të mirë dhe niveli i disa lojtarëve është i dobët,” u shpreh Guardiola me ironi, duke shtuar se kishte ndjekur edhe ndeshje të tjera në Angli për të shijuar futbollin.
Trajneri i Manchester City foli gjithashtu për gjendjen e disa lojtarëve të tij të dëmtuar, përfshirë Rodri dhe Rúben Dias, duke theksuar se të dy po përmirësohen, por ende nuk janë gati për t’u rikthyer.
Ai komentoi edhe ngarkesën e ndeshjeve në fund të sezonit, duke thënë se skuadra duhet të përshtatet me kalendarin dhe të fokusohet ndeshje pas ndeshjeje.
Guardiola shtoi se mund të ndjekë edhe ndeshjen e Arsenal, ndërsa Premier League po hyn në fazën vendimtare.









