Gjykata Amerikane ka shpallur të paligjshme tarifat globale prej 10% të vendosura nga Donald Trump ndaj importeve ndërkombëtare.
Vendimi erdhi pas padisë së ngritur nga disa biznese të vogla amerikane, të cilat kundërshtuan masën e administratës Trump. Gjykata e cilësoi vendimin për tarifat si “të pavlefshëm dhe në kundërshtim me ligjin”, duke argumentuar se ish-presidenti kishte interpretuar gabimisht ligjin tregtar ku u mbështet.
Sipas gjykatës, administrata amerikane nuk arriti të provojë ekzistencën e një krize reale në bilancin ndërkombëtar të pagesave, kusht i domosdoshëm sipas Trade Act of 1974 për vendosjen e tarifave të tilla.
Vendimi urdhëron gjithashtu që autoritetet amerikane të ndalojnë mbledhjen e këtyre tarifave ndaj paditësve dhe të rimbursojnë detyrimet e mbledhura deri tani.
Tarifat prej 10% kishin hyrë në fuqi më 24 shkurt 2026 për shumicën e importeve, ndërsa Trump kishte paralajmëruar edhe rritjen e tyre në 15%, nivel maksimal i lejuar nga ligji për një periudhë 150-ditore.
Kjo nuk është përplasja e parë ligjore për tarifat e Trump. Në muajin shkurt, edhe Gjykaa Supreme e SHBA vendosi se ai kishte tejkaluar kompetencat presidenciale me një tjetër paketë tarifash të miratuara në fillim të mandatit të tij të dytë.









