Fizikani austriak paralajmëroi që në vitin 1960: “Fundi i botës” mund të vijë në nëntor 2026

Një studim i vjetër i fizikanit austriak Heinz von Foerster ka rikthyer debatet në rrjet lidhur me teoritë për “fundin e botës”, pas publikimit të pretendimeve se modeli i tij matematik parashikonte një pikë kritike për njerëzimin në nëntor të vitit 2026.

Studimi, i publikuar në vitin 1960 në revistën shkencore Science, analizonte ritmin e rritjes së popullsisë globale dhe lidhjen e saj me shfrytëzimin e burimeve natyrore të planetit.

Sipas teorisë së von Foerster, njerëzimi mund të përballet me një kolaps të madh të sistemit të burimeve në datën 13 nëntor 2026, një ditë e premte, që për shumë njerëz lidhet simbolikisht me tersin dhe supersticionet.

Megjithatë, studiuesi nuk kishte parashikuar një apokalips në kuptimin klasik të fjalës, por një moment kritik ku kërkesat e njerëzimit do të tejkalonin aftësinë e Tokës për të rigjeneruar burimet e saj.

Koncepti lidhet ngushtë me atë që sot njihet si “Dita e Mbikalimit Ekologjik”, momenti kur konsumi global i burimeve kalon kufijtë e qëndrueshmërisë së planetit.

Edhe pse rritja e popullsisë botërore është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me parashikimet e viteve ’60, teoria e fizikantit vijon të shihet si një paralajmërim serioz për menaxhimin e burimeve, ndryshimet klimatike dhe mënyrën e jetesës së njerëzimit.

Ai nuk kishte për qëllim të parashikonte një apokalips në stilin maja, por të nxisë ndërgjegjësimin për efikasitetin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve tona.

Edhe nëse nuk kemi prova që 13 nëntori 2026 do të jetë një ditë fatkeqe, kjo është një shkas i mirë për të reflektuar mbi mënyrën se si jetojmë dhe përdorim burimet e planetit tonë.

Ndaj, nëse keni projekte të rëndësishme ose vendime të mëdha, ndoshta ia vlen t’i përfundoni pak më herët dhe t’i kushtoni pak më shumë vëmendje qëndrueshmërisë së jetës tuaj dhe planetit.