Dyshohet se i ka dhënë fund jetës – Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë

Sipas informacioneve paraprake, ai jetonte i vetëm pas divorcit. Familjarët, pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me të gjatë ditës, kanë njoftuar policinë.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë duke hapur derën e banesës dhe kanë gjetur trupin e pajetë të 48-vjeçarit.

Dyshohet se shkak i ngjarjes mund të jetë gjendja e rënduar psikologjike, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.