Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e karburanteve në vend, duke njoftuar ulje të reja për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e datës 7 maj 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin është përcaktuar në 196 lekë për litër, ndërsa për benzinën në 180 lekë për litër.
Bordi bëri të ditur se çmimi i shitjes me shumicë për naftën nuk duhet të kalojë 184 lekë/litër, ndërsa për benzinën 168 lekë/litër.
Vendimi hyn në fuqi këtë të mërkurë në orën 12:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut ndërkombëtar.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut të karburanteve për zbatimin rigoroz të çmimeve të përcaktuara, duke theksuar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.
Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se synimi mbetet mbrojtja e konsumatorëve dhe garantimi i konkurrencës së ndershme në treg.
Në sqarimin zyrtar thuhet se çmimet aktuale janë nën kufirin e përcaktuar nga akti normativ për akcizën, ndaj do të vazhdojë të aplikohet niveli i plotë 100% i akcizës për karburantet.









