Aksident tragjik në Tiranë/ Këmbësori humb jetën në spital – Arrestohet shoferi 26-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në rrugën e fshatit Damjan, ku një automjet i drejtuar nga një 26-vjeçar ka përplasur një këmbësor 57-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, kur automjeti ka goditur këmbësorin e identifikuar me inicialet B.A.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.