Presidenti i Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të njëanshëm dyditor në luftën me Ukraina, me rastin e përkujtimit të Ditës së Fitores më 8 dhe 9 maj.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, armëpushimi do të hyjë në fuqi në kuadër të festimeve për fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Autoritetet ruse theksojnë se vendimi është marrë nga “Udhëheqësi Suprem i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”.
Megjithatë, në të njëjtën deklaratë, Moska ka lëshuar edhe një paralajmërim të ashpër ndaj Kievit, duke deklaruar se çdo përpjekje për të prishur armëpushimin do të pasohet nga një përgjigje ushtarake e fortë.
Sipas mediave ruse, përfshirë raportimet e agjencive shtetërore, Rusia ka paralajmëruar se në rast sulmesh nga pala ukrainase, mund të ketë goditje me raketa edhe në objektiva në qendër të Kiev.
Ky njoftim vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në frontin ruso-ukrainas, ku përplasjet ushtarake kanë vijuar pa ndërprerje, pavarësisht përpjekjeve të herëpashershme për ulje të intensitetit të luftimeve.
Armëpushimi i shpallur nga Moska pritet të testohet në terren, ndërsa reagimi i Kievit mbetet ende i paqartë.









