VENDIM/ Apeli i GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra për Ballukun

Belinda Balluku do të mbetet nën masën e “pezullimit nga detyra”, pasi Apeli i Posaçëm i GJKKO vendosi ta lërë në fuqi këtë vendim.

Masa ishte vendosur fillimisht më 19 nëntor të vitit të kaluar, në kohën kur Balluku ushtronte detyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mbrojtja kishte kërkuar shfuqizimin e saj, me argumentin se ajo nuk mban më këto poste publike, por gjykata nuk e pranoi këtë pretendim.

Balluku akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, ndërsa vendimi i mëparshëm për pezullim ishte marrë nga Gjykata e Posaçme në nëntor.