Përshkallëzimi i konfliktit në Lindja e Mesme ka ndikuar drejtpërdrejt në lëvizjet globale të turizmit, duke bërë që miliona udhëtarë të ndryshojnë destinacionet e tyre për sezonin pranverë-verë.
Sipas të dhënave të industrisë së udhëtimeve, destinacione si Spanja dhe Portugalia po përjetojnë rritje të fortë të rezervimeve, ndërsa destinacionet e Lindjes së Mesme po humbasin ndjeshëm kërkesën.
Në Spanjë, rezervimet e fluturimeve për verën janë rritur me rreth 32%, ndërsa kërkimet për akomodim me 28%. Në Portugali, rezervimet e fluturimeve janë rritur me 21%, ndërsa kërkimi për hotele me 16%, sipas të dhënave të platformave të analizës së udhëtimeve.
Ekspertët e turizmit theksojnë se pasiguritë gjeopolitike kanë shtyrë udhëtarët drejt destinacioneve më të sigurta në Mesdheun jugor dhe perëndimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës në këto vende.
Ndërkohë, rajone si Mesdheu lindor, përfshirë edhe Qipro, po përballen me anulime dhe rënie të ndjeshme të prenotimeve pas incidenteve të sigurisë në zonë.
Sipas parashikimeve të industrisë, Spanja pritet të arrijë një nivel rekord të të ardhurave turistike këtë vit, ndërsa zhvendosja e turistëve nga zonat e konfliktit mund të sjellë miliarda euro shtesë për ekonomitë e vendeve të Mesdheut.









