Trump ‘mbyll derën’: S’ka rëndësi nëse Irani rikthehet në negociata”

Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Iran pas dështimit të përpjekjeve për marrëveshje, duke deklaruar se rikthimi i Teheranit në tryezën e bisedimeve nuk është më prioritet për Uashingtonin.

Gjatë një deklarate nga baza ajrore Andrews, presidenti amerikan theksoi se qëndrimi i SHBA mbetet i prerë: Irani nuk duhet dhe nuk do të ketë armë bërthamore, pavarësisht zhvillimeve në negociata.

Ai u shpreh se nuk ka interes nëse pala iraniane rikthehet në dialog, duke lënë të kuptohet se administrata amerikane është e gatshme të vijojë me masa të forta presioni, përfshirë bllokadën detare që pritet të hyjë në fuqi.

Në të njëjtën dalje publike, Trump komentoi edhe zhvillime të tjera ndërkombëtare, duke kritikuar hapur Pope Leo për qëndrimet e tij lidhur me politikën amerikane në rajone si Lindja e Mesme dhe Amerika Latine.

Deklaratat e forta vijnë në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar pasigurinë për të ardhmen e negociatave dhe stabilitetin në rajon.