Tronditet Kreta – Tërmet me magnitudë 5 ballë në jug të ishullit

Një tërmet me magnitudë rreth 5 është regjistruar në ishullin e Kreta, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonat jugore.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, rreth një kilometër nga bregdeti i zonës Ferma, në komunën e Ierapetrës. Lëkundjet janë regjistruar në orën 05:18, ndërsa instrumentet sizmike tregojnë se hipocentri ka qenë në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Deri në këto momente, autoritetet nuk raportojnë për viktima apo dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet përkatëse.