Gara për titullin në Premier League po bëhet gjithnjë e më dramatike, me duelin mes Manchester City dhe Arsenal që mund të vendoset deri në detaje matematikore.
Fitorja e fundit e City-t në transfertë ndaj Chelsea ka rihapur garën, duke e afruar skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola në 64 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në krye me 70 pikë pas humbjes ndaj Bournemouth.
Skenarët tregojnë se nëse të dyja skuadrat e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, titulli do të vendoset nga golavarazhi. Aktualisht, Arsenali kryeson me +38, kundrejt +35 të City-t, por diferenca mbetet e brishtë dhe mund të ndryshojë në ndeshjet e mbetura.
Vendimtare pritet të jetë përballja direkte mes dy skuadrave më 19 prill, ku çdo gol mund të ketë peshë të dyfishtë në garën për titull.
Në sfond qëndron edhe presioni i madh mbi Arsenalin, që synon t’i japë fund pritjes së gjatë për titull që nga sezoni historik i “Të Pamposhturve”, ndërsa kujtimi i humbjes së titullit në sezonin e kaluar vazhdon të rëndojë mbi “Topçinjtë”









