Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë, ku ka zhvilluar një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë ndërtuar mbi komunikim të vazhdueshëm dhe respekt të ndërsjellë, pavarësisht sfidave dhe momenteve të vështira. Ai u shpreh se palët po punojnë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve.
Sipas tij, objektivi është që brenda këtij viti të arrihet një marrëveshje e re për partneritet strategjik, e cila do të shënonte një nivel të ri bashkëpunimi mes Tiranës dhe Athinës.
Gjatë vizitës në Greqi, Rama merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Delfit, një platformë ndërkombëtare ku diskutohen çështje të zhvillimit global dhe bashkëpunimit ekonomik. Në margjinat e aktivitetit, ai pritet të ketë takime me liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, si dhe të marrë pjesë në aktivitete të tjera zyrtare









